Cërrik, zhduket në mënyrë misterioze një vajzë 16 vjeçe

Zhduket në mënyrë misterioze një 16 vjeçare nga një fshat i Cërrikut.

Më datë 1.02.2018, shtetasi A.A, vjeç 48, banues në fshatin Shkozë, Belsh, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza B.A, vjeç 16. Sipas familjarëve adoleshentja nuk ka lënë asnjë kontakt apo arsye dhe ata janë të shqetësuar për fatin e saj.

Policia po punon për gjetjen e vajzës Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.