PD denoncon marrëveshjen Marku-Xhafaj: Antikushtetuese, po bëjnë SPAK privat

Partia Demokratike ka denoncuar sot marrëveshjen mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurores së Përgjithshme, e cila sipas saj, e vendos Prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit dhe prishjes së hetimit ndaj tij.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kjo marrëveshje e vë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë në tërësi, në shërbim total të Saimir Tahirit.

“Në brendësinë e kësaj marrëveshje përcaktohet se si kryeprokurori dhe prokuroria në tërësinë e saj, vendoset në shërbim total të Tahirit, në mbrojtje të tij, në shërbim të mbrojtjes së dëshmitarëve, dhe prishjes së provave”, tha deputeti Bylykbashi.

Ndërsa Gazmend Bardhi tha se: “Marrëveshja ka ndryshuar Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin e Prokurorisë. Marrëveshja zhbën rregullat e pavarësisë së prokurorëve. Do të jetë Prokurori i Përgjithshëm dhe ministrisë i Brendshëm ata që do të caktojnë prokurorët. Marrëveshja i bën hetimet e pavlefshme dhe pasoja e parë që të gjitha hetimet që do të kryen ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë të pavlefshme dhe do të goditen në gjykatë si të tilla”.

Vijon…