Idrizi paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të marrëveshjes për varrezat

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar dje në “360 Gradë” në Ora News paralajmëroi se marrëveshja për ndërtimin e varrezave greke mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese,  por më parë do të kërkonte nëse kjo marrëveshje ka pasur plotfuqishmëri nga Presidenti i Republikës.

Idrizi: Ditën e hënë do t’i drejtohem Ministrisë së Jashtme, kryeministrit, Presidentit, qa ka pasur plotfuqishmëri negociatorët tanë kur kanë nënshkruar marrëveshjen për varrezat e ushtarëve grekë. Nëse nuk kanë pasur, ne do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese edhe këtë marrëveshje.
Koka: Për të njëjtën çështje është rrëzuar edhe marrëveshja e Detit në vitin 2009. Ka një precedent.

Idrizi: Do t’i drejtohemi Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, a ka pasur plotfuqishmëri.

Dervishi: Ka pasur një grup pune dhe janë realizuar të gjitha procedurat dhe derisa është miratuar nga Parlamenti, logjika e do që ka pasur të gjithë hallkat.

Idrizi: Është një dokument që lëshohet.

Bumçi: Plotfuqishmërinë nuk e jep vetëm Presidenti, e jep edhe kryeministri.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se Greqia është e interesuar në vijimësi kundër partisë së çamëve.

Idrizi: PDIU nuk është në koalicion me Partinë Socialiste, sepse PS tepsinë, kusinë e ka vet. Ajo që mund të them unë është fakti se shteti grek ka bërë deklarata zyrtare kur një shqiptar i Çamërisë u bë zv/kryetar i Kuvendit.

Athina ka qenë e interesuar që PDIU të mos kishte peshë relevante në Shqipëri.

Në këto zgjedhje, PDIU për shkak të marrëveshjes Rama-Basha, PDIU u godit forcërisht në mandatin e saj pasi morën 76 mijë vota dhe vetëm 3 deputetë.

Për mandatin e Shpëtim Idrizit është bërë një luftë e jashtëzakonshme që ky mandat të mos dilte. Manipuluan gjithë sistemin për 10 vota. I kam kërkuar në atë kohë edhe zt.Basha që të bëhej rinumërimi i gjithë Tiranës.