Bamir Topi: Mungesa transparencës për detin, e dyshimtë dhe me pasoja

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Tv Report, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi diskutoi një çështje të nxehtë të politikës së jashtme shqiptare, sikurse janë bisedimet dypalëshe Shqipëri-Greqi për çështjet e mbartura të 70 viteve të fundit.

I pyetur nga gazetari Denis Minga a ëhstë normale që problemet e 70 viteve të zgjidhen për 2-3 muaj, Topi u shpreh:

“Së pari kam përshtypjen që po keqinterpretohet detyra kushtetuese e qeverisë, për një çështje të ndjeshme, si çështja e sovranitetit dhe delimitimit të kufijve. Në mënyrë absolute duhet hequr ideja se historia fillon me Edi Ramën kryeministër. Gjithçka që është bërë në 70 vite, ka patur figurat e veta dhe duhet ndarë në dy etapa. Etapa e pas-luftës së dytë botërore, kur Shqipëria u izolua dhe vendim-marrjet dilnin nga një shtet komunist që nuk pyeste aksënd. Dhe në epokon e demokracisë, kur ka një përpjekje konstante të qeverive dhe shtetit shqiptar, për të përmirësyar klimin e marrëdhënieve me Greqinë, për të bërë çmos që problemet të zgjidhen”.

Duke ju referuar deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati të ditëve të fundit, se çështje si ligji i luftës apo ajo çame po ngrihen për herë të parë me Greqinë nga qeveria socialiste, Topi u tregua i prerë:

“Disa deklarata kanë qenë amatoreske, keqdashëse, që tentojnë duke atribuar sikur kjo është qeveria e parë që po merret me këto çështje. Janë marrë më parë edhe institucione të tjera, jam marrë edhe unë, edhe qeveria që bashkëjertonte me mua kur isha president. Dëgjova mbrëmë që që është hera e parë që ngrihen këto çështje. Çështja çame, më datë 25 nëntor, deri më 27 nëntor të vitit 2007, kur kisha pak muaj si president, jam ftuar në një vizitë zyrtare në Athinë, jam pritur me një protokoll të lartë, jam shoqëruar me 5 ministra të qeverisë së kohës, ka qenë edhe zoti Dule i pranishëm dhe janë artikuluar dretjpërdrejt çështjet që janë pezull. Në atë takim me Z. Karmanlis, kam ngritur edhe problemin e pronave të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame”.

Pronat e çamëve në Greqi, janë ngritur si çështje e të drejtave të njeriut, apo ndërshtetërore?

“Çështjen çame ne e kemi trajtuar sikurse ekziton, në parlament, në takime të posaçme. Si mundet kur shkojmë në Beograd, t’u thuhet ju duhet të njihni Kosovën, çfarë do mendojmë që ata do njohin Kosovën? Nuk mund t’i këkrohet Greqisë të njohë çështjen çame, por duhet ta vendosësh palën tjetër në një pozitë që ta vësh në vështrirësi në bazë të konventave të të drejtave të njeriut ku të dy palkët janë pjesë”.

Ministri Bushati ka deklaruar se kjo qeveri shtroi për herë të parë për zgjidhje heqjen e ligjit të luftës që ka Greqia me Shqipërinë…

“Nuk është hera e parë, këtij vendi i mungon memoria e shkruar. Nëse nuk i referohemi memories institucionale, është një gjë po aq e rëndë, sepse është diskutuar në mënyrë të vazhdueshme për ligjin e luftës. Si ka mundësi që dy vende që janë në NATO të përballen me një ligj lufte mes tyre. Unë personalisht e kam ngritur dhe të gjitha qeveritë e kanë kërkuar. Fakti që ata thonë që nuk ekziston, pastaj thonë që ekziston është problemi i tyre”.

A e zgjidh çështjen e pronave të çamëve?

“Nuk besoj se e zgjidh, por hap rrugën për të folur për pronat”.