Sherri në Dibër, flasin deputetët e zonës: Tepsia, jo politike dhe ekonomia

”Tepsia”, pasi dje në Bashkinë e Dibrës, aty ku rrahjet masive nuk munguan, sot godina u dëmtua dhe u gjakos nga përplasja, ka kyçur dyert. Kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama ja faturoi PDIU-së organizimin e sulmit në bashki. Deputetja e PDIU-së në parlament, Reme Lala, nuk foli për ngjarjen por u shpreh: ”Shkoni në Dibër ta merrni vesh të vërtetën, faleminderit”,-u shpreh ajo.

Deputetja e PS-së, Almira Xhembulla, u shpreh se kjo nuk është një konflikt politik. “Ka ndodhur një incident në ambientet e bashksië Dibër, për të cilën strukturat përkatëse po marrin masa, ka një urdhër arresti për nën.kryetarin e bashkisë. Nuk besoj që është një konflikt politik, do ulemi të diskutojmë”, thotë për mediat.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi sherri e lidh se erdhi për shkak të ”tepsitë”, duke e cilësuar situatën skandaloze. ”Sherri është bërë për të ndarë tepsinë, midis atyre që sot drejtojnë bashkinë në mënyrën me skandaloze të mundshme. Bashkia e Dibrës dihet si është marrë dhe dihet si po shkon, gjithmonë për të ndarë tepsinë hajdutët që drejtojnë bashkinë”.

Përparim Spahiu, deputet i LSI-së, e lidh me ekonominë sherrin banal në Bashkinë e Dibrës. ”Është një ngjarje e papranueshme, komentet janë të pakta. Nuk e prisja kurrë që në Peshkopi të ndodhin ngjarje të tilla. Nëse ekonomia e vendit ka arritur deri te këto për sherre banale për një vend pune, kjo është një situatë e krijuar këto katër vitet e fundit të qeverisjes”.