Momentet më pikante gjatë seancës së sotme në Kuvend…

Kuvendi zhvilloi sot një seancë të tensionuar mes debatesh, akuzash dhe proteste nga deputetët e opozitës, pasi drejtuesi i seancës, Gramoz Ruçi, i ndërpreru fjalën kreut të grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, i cili po denonconte ekstradimin e Nazer Seitajt, i njohur ndryshe si financieri i Habilajve, drejt Italisë.

Por Ruçi duket se ka qenë i vendosur për të mos lejuar opozitën të denoncojë këtë akt, çka solli edhe tensionimet në sallën e Kuvendit dhe më pas protestën e ligjvënësve të partive opozitare.

Pavarësisht zhvillimeve, ndërprerjes së seancës apo protestës së opozitës, mazhoranca ka vijuar seancën, ku ka miratuar edhe disa nga pr/ligjet e përfshira në rendin e ditës. Ndërkohë fotografi Agim Rama ka publikuar disa nga momentet më pikante të seancës së sotme, ku nuk kanë munguar replikat dhe batutat.