Balla ofendon rëndë deputetet e LSI-së: Kukuvajka!

Situata nuk ka qenë e qetë as jashtë kuvend. Duket se ofendimet e maxhorancës nuk munguan ndaj deputetëve të opozitës, edhe jashtë sallës së kuvendit.

Kreu i grupit të PS-së në kuvend, Taulant Balla, i ka quajtur dy deputetet e LSI-së, Florida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj kukuvajka. E gjitha ka ndodhur kohës që Balla po fliste për mediat, por që pranë tij ishin edhe deputetet të cilat nuk e lejonin që të fliste.

“Këta janë si puna e asaj me gomarin e do ujin e ngrohtë apo të ftohtë. Ta ekstradojmë mos ta ekstradojmë. Ju ka zgjedhur mirë Monika, jeni modeli më i keq që ka rinia e sotme. Keni zgjedhur të bëni kukuvajkat. Populli gjykon e vlerëson. Këta që ishin mësuar të rrinë në pushtet i nxorri në opozitë.”

Balla e mbylli fjalën e tij duke thënë: ”Populli i Vlorës të gëzojë aeroportinÇÇ.