Të bësh selfie të bukura…pa shkop

Selfie janë ende në modë, për më tepër që telefonat e rinj që sapo kanë dalë ofrojnë edhe më shumë lehtësira për këto lloj fotosh.Por le të themi të vërtetën, ka një sfidë kur përpiqesh të bësh selfie pa shkop. E para, krahu ka një gjatësi fikse, nuk mund të zgjatet si shkopi. Më pas vështirësia për të shtypur butonin e të shkrepësh foton. Disa këshilla si të realizoni selfie të bukura dhe pa ndihmën e shkopit, sipas CNET.

Këndi

Kur mbani kamerën në nivelin e syve apo më poshtë, rrisni rrezikun e mjekrës. Dhe mjekra është armiku nr.1 i selfiet. Kështu që kur të shtrini krahun, sigurohuni që të jetë mbi kokën tuaj, i drejtuar për nga fytyra juaj. Kështu që do ju duhet të ngrini kokën lehtësisht që zgjidh në mënyrë efektive këtë defekt.

Përdor Self-Timer

Është shumë e vështirë të arrish të mbash krahun e palëvizur teksa përpiqesh të kapësh selfien e duhur. Kur mundohesh të shtypësh butonin një tronditje e vogël e kamerës është e pashmangshme. Rezultati: Selfie e turbullt. Prandaj shumica e aplikacionit të kamerave kanë dhe self-timer. Kështu i kurseni vetes këto lloj selfiesh.