Shtohen dënimet alternative, Felaj: Kufizimi nga shtëpia…

Ermonela Felaj

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj është shprehur se qeveria po shqyrton mundësinë për vendosjen e dënimeve alternative për personat që kryejnë vepra penale për herë të parë dhe të lehta.

Ajo theksoi se kjo gjë ka funksionuar me aplikimin e kësaj mase me 30,000 persona, dhe kontribuon për integrimin pas këtij dënimi alternativë.

“Shërbimi i provës do jetë një shërbim i ri, i cili do zbatohet për peronat që do marrin dënime, kjo masë është aplikuar për 30,000 të dënuar, kjo ka funksionuar. Do zbatojmë edhe dënimet alternative për personat që kryejnë dënime alternative si qëndrimi në shtëpi, gjysmë liria kjo do ti ndihmoj këta persona të integrohen përsëri”,-deklaroi Felaj.

Felaj tregoi se i kushtohet rëndësi jo vetëm një dënimi alternativ por do tregohet kujdes edhe për integrimin e tyre në shoqëri, të mos kenë vështirësi për shkak të dënimit, kjo masë do zbatohet duke dhënë dënime si qëndrimi në shtëpi ose gjysmë liria.