Arrestohet nënkryetari i bashkisë së Peshkopisë

Nënkryetari i Bashkisë së Dibrës, Ernolt Cani, 34-vjeçar është arrestuar nga policia në lidhje me dhunën fizike që shpërtheu në ambientet e bashkisë së qytetit të Peshkopisë. Policia lokale thotë se ka shpallur kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B. Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

– D.M, 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali;
– E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali;
– H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;
– L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.