Spitali “Nënë Tereza”: Nuk ka mungesë barnash

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas publikimit në media të një denoncimi ku një pacente pretendon se në këtë spital mungojnë barnat në pavionin onkologjik.

Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë sqaron  se “pas publikimit në media të rastit të pacientes  L.B, banuese në Berat, e cila kurohet në shërbimin Onkologjik me nr. kartele 19276 me diagnozë “Sarkomë”, se mjekimi për këtë paciente dhe pacientë të tjerë të cilët kurohen me të njëjtën skemë mjekimi gjendet në spital dhe nuk ka patur mungesa asnjë ditë.

Referuar kartelës së saj klinike, pacientja L.B kurohet me “vinkristinë, dakarbazinë dhe cisplatinë”, skemë mjekimi e vendosur  prej disa muajsh, bazuar në konsultën mjekësore të mjekëve onkologë.  Në datën 24.01.2010 pacientja L.B është shtruar për të marrë mjekimin e rradhës  në Shërbimin Onkologjik, pavioni i Kemioterapisë.

Pasi ka kryer analizat e gjakut dhe echo abdominale, të cilat bazuar në protokollet mjekësore të ndjekjes së pacientëve që kryejnë kemioterapi  bëhen pas tre seancave të para, mjekët kanë vendosur që të përdoret e njëjta skemë mjekimi edhe për seancat pasardhëse,  pasi rezultatet e arritura ishin pozitive.

Aktualisht pacientja L.B. ka kryer ciklin e rradhës së kemioterapisë datë 29.01.2018 me medikamente të cilat gjenden në spital”,- thuhet në deklaratën e Spitalit “Nënë Tereza”.