Pse i turren Ben Blushit se shkoi në Top Channel?

Ben Blushi u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Zgjedhja më e mirë e Vjollca Hoxhës, presidentes e njëkohësisht pronare e Top Channel. Blushi është emblematik në media, ish-kryeredaktori më i mirë në historinë 27 vjeçare të gazetës më të madhe shqiptare “Koha Jone”, Blushi është stoik në parimet e tij të lirisë së mendimit dhe kundërshtar i vendosur i autokracisë dhe arrogancës politike, krijues ideshë të reja për një shoqëri ende në tranzicion dhe një shkrimtar brilant, ku lënda e çdo libri është marrë nga jeta e përditshme e atyre që shqiptarët prekin dhe vuajnë nga pushteti i radhës.

Blushi filloi në Top Channel. Një mëri e smirë e madhe ka plasur në një pjesë të mediave, pasi nga inati që nuk e kanë në mediat e tyre, Ben Blushin, e sulmojnë me motive të ndryshme. Blushi do rikthejë të gjitha mediat televizive në punë e në konkurencë. Ai njeh lajmin dhe si bëhet lajmi dhe çfarë duhet për te shikuesi që është kapur për hunde prej vitesh nga telenovelat turke apo lajme që janë pro çdo qeverie që vjen në pushtet.

Ben Blushi e trazoi median televizive ende pa hyrë në zyrën e re në Top Channel. Imagjinoni pas një jave!

Media televizive do të jetë krejt tjetër pas pak javësh, gjithnjë nëse çdo televizion kërkon të ketë shikues.

Ben Blushi kudo shkon e trazon ujin. Ai nuk rri dot në ujin e ndenjur, ndaj mediat do jenë ndryshe sapo Blushi hyri në gjigandin televiziv më të madh në Shqipëri.

Zgjedhja e Vjollca Hoxhës ishte e gjetur dhe sfiduese për krejt tregun televiziv. Ajo tregoi se nervi dhe shpirti i themeluesit të Top-it jeton. Tani i Top-it (Dritan Hoxha) ishte një gjeni që i vetëm bëri televizionin më të madh shqiptar dhe që diti të zgjedhë njerëzit që bëjnë televizionin.