Plas në komision; Duma u thotë socialistëve se s’janë burra, ndërhyn Spiropali

Kjo e hënë i ka gjetur Komisionet Parlamentare të tensionuara, dhe e gjithë duket se është nxitur nga protesta e frontit opozitar përballë kryeministrisë. Edhe në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka pasur debate, mes demokratëve dhe socialistëve.

Në debate janë përfshirë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deputetja e PS-së Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila në debat e sipër, u ka thënë socialistëve që “ju s’jeni burra”.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë

Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.

Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.

Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë?!