“Ministrat dhe zyrtarët e LSI u përgjuan nga Tahiri”

Saimir Tahir me dokumentin e prokurorisë italane, më 24 tetor, ku pretendonte se ndaj tij nuk kishte hetim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të formë mbrëmjen e sotme, duke pohuar se ministrat e LSI gjatë mandatit të parë të Edi Ramës si Kryeministër janë përgjuar. Madje Kryemadhi tha se nuk ka asnjë dyshim që nën përgjim ka qenë edhe Kryetari i Kuvendit.

Kryemadhi theksoi se nëse nuk i kanë shkatërruar provat, mund të gjenden në Ministrinë e Brendshme, të gjitha veprimet që janë ndërmarrë ndaj zyrtarëve të LSI-së, përfshi këtu edhe ministrat.

Ministrat e LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit, janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave të ministrave të LSI”, tha Kryemadhi.