Kuadrado do të operohet, Allegri humbet mesfushorin për 2 muaj

Lajme të këqija për Juven nga infermieria. Juan Kuadrado do të duhet të operohet për problemet muskulore. Futbollisti kolumbian do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale ditën e martë, ndërkohë që në ditët në vijim do të kuptohet edhe më shumë për kohën që ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave.

Kuadrado me shumë mundësi nuk do të jetë nën urdhrat e Alegrit për 2 deri në 3 muajt e ardhshëm. Rruga e operacionit duket pas vizitës së bërë në Gjermani shihet si zgjidhja e vetme për t’u rikuperuar.

Një goditje e rëndë për trajnerin e bardhezinjve, i cili duhet të bëj pa një nga titullarët e tij kryesor. /Koha Jonë/