Kërcënohet deputeti shqiptar/ Ja pako që i çuan në shtëpi…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është kërcënuar pasi në shtëpinë e tij ka pranuar një porosi të pazakonshme.

Në orët e mbrëmjes atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku në të njëjtën shihet deputeti Ismajli, duke punuar në zyrën e tij.

I kontaktuar nga portali Periskopi, deputeti Ismaili ka thënë se gjendet në polici.

 “Jam në polici për momentin”, ka thënë shkurt Ismaili.

Për rastin e Ismailit është prononcuar edhe Policia e Kosovës.

 “Mund të konfirmojmë që me datën 29.01.2018 rreth orës 19:52 është pranuar informata për një rast kanosje të ndodhur në rrugën ‘Ali Kelmendi’ Prishtinë. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka takuar palën ankuese”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.