Flamuri dhe gjuha shqipe në shkollën greke, zbulohet arsyeja e grevës së nxënësve në Kretë

Zbulohet arsyeja e reagimit të komunitetit grek në Hania të Kretës, kundër hapjes së kursit të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.

Siç bëri të ditur News24 disa ditë më parë, përurimi i kurseve të shqipes, u zhvillua ne klime pozitive, me dy flamujt prane njëri-tjetrit dhe fëmijet që kënduan e recituan në 2 gjuhët, por më vonë për arsye që nuk u mësuan, pati një reagim kundër. Detaji që është bërë publik vetëm sot nga mediat greke, është ai që ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime. Fëmijët shqiptarë gjatë përurimit mbanin të veshura bluza, në të cilat ishte stampuar harta e Shqipërisë së Madhe dhe mbishkrimi “Autocthonus”.

1

Sipas mediave greke, më i rëndë bëhet incidenti, pasi i pranishëm në ceremoninë e përurimit të kursit të gjuhës shqipe ishte i pranishëm zëvendës-ambasadori i Shqipërisë në Greqi dhe kreu i këshillit lokal të zonës. Sipas mediave greke, fëmija me shumë jasë nuk e di çfarë tregon ajo bluzë që mban veshur, por më të rriturit dhe vecanërisht zëvendës ambasadori i Shqipërisë në Greqi, duhet të japë një shpjegim. Për momentin, kurset e gjuhës shqipe në këtë shkollë në Hania të Kretës janë pezulluar, për shkak të kërkesës së një pjese të komunitetit grek.

2

Çështja e teksteve shkollore për fëmijët shqiptarë, ku sipas Athinës ka përmbajtje irredentiste dhe harta të Shqipërisë së Madhe, është një nga problemet që po diskutohen në komisionin dy palësh Shqipëri-Greqi.