Presidenti Meta me familjen te “Diella” (FOTOLAJM)

Kjo e dielë e ka gjetur kreun e shtetit larg angazhimeve që ia kërkon detyra kushtetuese si Numri Një i Shtetit.

Së bashku me familjen, Presidenti Ilir Meta, ashtu siç edhe e ka treguar vetë përmes postimit në facebook, gjendet tek restoranti turistik “Diella” në Lezhë.

Në foto shihet, vajza e vogël Era dhe zj. Monika Kryemadhi. ”Me Diellën tek “Diella” në Lezhë”,-shkruan kreu i shtetit, si diçiturë të fotove.