”Kimi e ndaluar për Shën Valentinin”, njerëzit mbipeshë dinë të dashurojnë (+16 FOTO)

14 shkurti po afron, dhe çiftet pritet të festojnë me lule dhe çokollata për ditën e të dashuruarve. Por një fotografe, ka sjellë të ”ndaluarit”. Bukuria që fle e zgjohet në shpirt, vjen këtë herë nga një trup mbipeshë (obez), pa filtra dhe larg të qenurit perfekt (me photoshoop).

Rrjetet sociale janë të “pushtuara” nga imazhe të kuruara, që shkojnë deri në detajet më ekstreme. Imazhe të sfumuara të cilat i largohen të qënurit “bio”, madje atyre ju hiqet edhe ana shpirtërore, të cilën ”photoshopi”, nuk e krijon apo e ndryshon ndjesinë.

Fotografia amerikane, Substantia Jones, e cila pikërisht 14 shkurtin e vitit të shkuar solli këtë projekt, që si qëllim ka të tregojë se dashuria nuk ka ndonjë formë specifike, por se gjithmonë është e bukur tek njerëzit që nuk kanë komplekse. Ajo ka punuar në një projekt që synon të ndryshojë perceptimet e njerëzve mbi standardet e bukurisë, dhe më 14 shkurt ajo pritet të publikojë të tjera imazhe.

Seritë e fundit të fotove u publikuan më 14 shkurt të 2017, duke sjellë një frymë ndryshe, larg klisheve të imazhit të përkryer. Fotografia e saj ka në thelb të përcjell dashurinë e cila njësohet me trupin e shëndoshë, e një kimi “e ndaluar” në jetën tonë nuk është aspak e lehtë për tu gjetur, kjo për shkak të paragjykimeve.

Jones, krijuesja e këtij seti fotografik po punon për të zgjeruar përcaktimet e bukurisë fizike duke treguar lloje të ndryshme të trupit të zhveshur. Ajo projektin e ka quajtur “Adipositivity”.

“Ekspozimi i përsëritur me pamje pozitive (ose edhe neutrale) është i njohur për të ndihmuar njerëzit të pranojnë trupat e tyre me yndyrë. Kjo është e gjithë ajo që unë dua, me të vërtetë. I dua njerëzit që pranojnë trupin e tyre dhe lejojë të tjerët për ta dashur atë”, tregon Jones.

Përshtati: Redjon Shtylla