Jeni të shëndoshë? Do të thotë që jeni çift i lumtur

Ata që kanë një jetë shumë të qetë dhe të lumtur kanë tendencë për të fituar peshë, në krahasim me të divorcuarit, që kanë tendencën për të humbur peshë.

Ky është rezultati i një studimi në Dallas, sa më e lumtur të jetë martesa juaj, më shumë gjasa keni për të fituar peshë.

Për të dalë në këtë përfundim është analizuar sjellja e 160 çifteve në një periudhë 4-vjeçare apo më shumë, ku ka gjetur se sa më i lumtur të jetë çifti, të dy bashkëshortët kanë tendencë të fitojnë peshë.

Ndërsa te çiftet në krizë, shtimi në peshë është më i pakët. Në lidhje me të divorcuarit, tek ata ka një tendencë të fortë për dobësim. Sipas studiuesve, të divorcuarit kurohen më shumë për pamjen fizike për të kënaqur të tjerët.