Enton Abilekaj: Protesta ishte masive, por çfarë nuk po na thonë Basha dhe Kryemadhi?

Drejtori ekzekutiv i ‘’Fax News”, Enton Abilekaj deklaron se protesta edhe pse masive nuk e ka arritur plotesisht qëllimin e saj. Kjo sepse sipas tij njerëzit që protestuan nuk janë të qartë se çfarë do të bëhet më pas.

Ai tha se pjesëmarrja ishte masive dhe kjo tregon një pakënaqësi të madhe por nuk është vënë në vështirësi pasi nuk pati ndonjë akt të fortë nga protesta për shebmull siç ishte çadra që ngriti PD kur protestonte për zgjedhje të lira.

“Protesta nuk ka arritur plotësisht qëllimin e saj sepse shumica e njerëzve kanë ikur në shtëpi pa ndonjë mendim se cfarë do të bëhet më pas.

Pjësëmarrja ishte shumë e madhe dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi tregon se ka një pakënqaësi të madhe ndaj qeverisë vetëm disa muaj pas zgjedhjeve.

Qeveria nuk është në pozitë më të keqe se ishte më parë sepse nuk kemi një akt në këtë protestë që ta vërë në vështirësi. Për shembull kur u krijua çadra ishte një akt që e vuri në vështirësi qeverinë, tha Abilekaj.

Ai deklaroi se ka një lloj konspiracioni nga Basha dhe Kryemadhi pasi nuk tregojnë se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Këtë siaps tij ato e bëjnë për dy arsye, ose duan të kapin në befasi qeverinë ose nuk janë të qartë se si do të vazhdojnë.

Ai shtoi se do të ishte më mirë që të dy krerët të tregonin se çfarë kanë ndërmend të bëjnë pasi diçka e tillë do ti ndihmonte për ti afruar edhe më shumë njerëzit, duke shtuar se një konspiracion i tillë nuk është shumë i efektshëm për vende demokratike.

Basha dhe kryemadhi nuk treguan se çfarë do të bëjnë në të ardhmen dhe kjo ka dy arsye ose nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëjnë më tej ose duan ta kapin në befasi qeverinë, pavarësisht se kjo nuk besoj se do të ndodhë. E kundërta mendoj se do të ishte më efektive pasi njerëzit tregohen më të gatshëm për mbështetje kur e dinë se ku do shkojnë.

Ajo që mendon opozita për një qeveri socialiste pa Ramën kryeministër nuk më duket e besueshme se Edi Rama e kontrollon parinë socialiste”, u shpreh Enton Abilekaj. (B.H/Faxweb)

Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme