Voltana Ademi darkon me Vllazninë para ndeshjes me Kukësin, urimi i kryebashkiakes (FOTO)

Që prej pasdites së djeshme, ekipi i Vllaznisë është i grumbulluar në “Gardenland Resort”, në prag të ndeshjes që do ta luajë sot, në orën 17:00, me Kukësin, në “Loro Boriçi”. Por, në mbrëmje, pjesëtarët e tij kanë patur një mysafire të veçantë. Pikërisht, kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila madje ka darkuar me to.

“Në mbështetje të Vllaznisë, pak orë para rifillimit të Superliges dhe ndeshjes me Kukësin, në Shkodër. Mbrëmjen e sotme takova stafin drejtues dhe futbollistët e Vllaznisë, të grumbulluar, në prag të sfidës së parë zyrtare për vitin 2018. Gjatë takimit bashkëbisedova lidhur me ecurinë e fazës përgatitore dhe rifillimin e kampionatit. I garantova në emrin e bashkisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe i urova për një rezultat pozitiv në ndeshjen e të premtes, me Kukësin, në “Loro Boriçi”. Përfitoj nga ky rast t’u bëj thirrje tifozëve të zjarrtë kuqeblu që të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të Vllaznisë. Të gjithë bashkë do t’ia dalim”!” shkruhet në faqen e bashkisë së Shkodrës.