Lady Gaga përlotet në klipin e ri “Joanne”

Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka pagëzuar mbylljen e turneut të saj muzikor “Joanne” me klipin që mban të njëjtin titull. Ky videoklip i kushtohet tezes së saj, e cila ka ndërruar jetë në një moshë fare të re për shkak të sëmundjes Lupus që prek sistemin imunitar. Në këtë prurje të re muzikore artistja tregon se si babai i saj ishte dëshmitar i dhimbjes që e motra e tij kaloi nga ky problem shëndetësor dhe gjendjen e rëndë psikologjike që ai ka përjetuar kur Joanne u largua nga kjo botë. “Joanne” është një ndër këngët më personale që Lady Gaga ka krijuar ndonjëherë, duke shfaqur për herë të parë anën e ndjeshme të saj. Kujtojmë se vëtë këngëtarja ka një problem shëndetësor që nuk e lejon atë të bëhet nënë dhe ky fakt e ka dëmtuar shumë emocionalisht.