Demi Lovato, ofron terapi falas për fansat

“Tell Me You Love” është turi i ardhshëm i Demi Lovatos, në të cilin fansat e saj përveç kënaqësisë kanë mundësinë të marrin edhe leksione falas.

Këngëtarja ka vendosur që në koncertet e saj të ofrohen terapi në grup dhe fjalime inspiruese për t’i kushtuar më shumë rëndësi shëndetit mendor: “Është në thelb si një sesion terapeutik para koncerteve si dhe do të shërbejë si një qendër e vogël bamirësie gjithashtu”.

Këngëtarja 25-vjeçare është pjesë e qendrës mjeksore të shëndetit mendor në Los Angelos.