”Bllokohet” godina e Kryeministrisë (FOTOLAJM)

Vala e protestave nis nesër në orën 12:00 përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Policia ka dhënë leje për zhvillimin e tubimit për 4 orë, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, ndërkohë që disa prej akseve rrugore do të jenë të bllokuara në kuadër të mbarëvajtjes së protestës. Ndërkohë, pasditen e sotme ka nisur edhe ndërtimi i skelës para hyrjes së Kryeministrisë. Burimet bëjnë të ditur se skela do të ketë si qëllim të mbrojë hyrjen kryesore të godinës së Këshillit të Ministrave, veçanërisht strehën e vendosur aty, që për të cilën duket se është i merakosur edhe vetë Kryeministri.