Promovohet libri “Kadare në Studion e hapur”

Ditën e premte, 26  janar, ora 18:00, në hollin e Universitetit Europian të Tiranës promovohet libri i gazetares Eni Vasili  “Kadare në Studion e Hapur”.

Ky libër në vigjilje të 82 vjetorit të  Ismail Kadaresë  është një intervistë e gjatë  ku shkrimtari flet mbi raportin me  regjimin, letra për Enver Hoxhën, Hapja e dosjeve, denoncimet e shkrimtarëve  dhe letërsia.

“Letërsia është një vlerë në vetvete. Është e pavarur nga detyrimet misionare, nga detyrimet e tjera shoqërore të shkrimtarit. Shkrimtari mund të luajë edhe një rol shoqëror në jetë, mund të ndihmojë shoqërinë, kombin e vet, popullin e vet, po në qoftë se shoqëria ka vetëm këtë qëllim atëherë ajo do të jetë një letërsi tepër e kufizuar. Ekzistojnë të tilla letërsi, të cilat janë të fisme nga morali i tyre, krijohen nga shkrimtarë që quhen kombëtarë, që do të thotë shkrimtar i flijuar”- ka thënë Kadare në intervistën e “Studio e hapur”.

Në këtë libër , Kadare është shprehur edhe për  debatin mbi “Nobelin” ende të  munguar për të dhe është ndalur gjatë  mbi denoncimet dhe raportimet e bëra në adresë të tij nga kolegët shkrimtarë në kohën e diktaturës.