Muaji shkurt dhe arrestimi i dy deputetëve të parlamentit

Burime shumë sekrete pranë institucioneve te drejtësisë tregojnë se po mbyllen dosjet për dy deputetë të rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkesat zyrtare janë gati për tu drejtuar parlamentit gjatë muajit shkurt. Të dy janë për masë arresti me burg. Nuk dihet se si do veprojë Kuvendi, pasi njeri ka shumë vota në parlament për hir të lidhjeve politike e të biznesit të cilin e zotëron në disa qytete të vendit.

Mëqënëse Kushtetua e re, e miratuar me 140 vota, ka vendosur se çdo prokuror nuk merr më leje nga kryeprokurori i rrethit apo kryepokurori i Republikës, por ai (ajo) ka të drejtë kushtetuese ta çojë direkt në gjykatë apo në rastin e imunitetit parlamentit, në kryesinë e Kuvendit, kërkesën për arrest.

Të dy prokurorët e Tiranës, të panjohur për publikun, po hetojnë dy dosje të mëdha prej disa ditësh e ku janë bindur se duhen arrestuar dy deputetët e parlamentit të Shqipërisë. Njeri për lidhje me banda kriminale, kurse tjetri për korrupsion kur kanë qenë në detyrë ekzekutive.