FOTOLAJM/ Qeveria braktis Parlamentin

Seancat e Parlamentit veç debateve politike janë momenti kur ministrat e kabinetit qeveritar japin llogari para deputetëve për punën e tyre.

Fotot tregojnë se në seancën e sotme mungojnë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër dhe mungesa është e justifikuar.

Ndërsa ministrat e kabinetit, qe e kanë detyrë të jenë në seancë, janë zhdukur gjithë ditën e sotme. Siç tregojnë fotot e siguruara nga “Koha Jonë” në sallë janë vetëm pak deputetët të opozitës, ndërsa qeveria  është “zhdukur”.