Duka ftesë Blushit: Nuk mund ti mungosh politikës, hajde tek unë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet i keqardhur për dorëheqjen e Ben Blushit nga drejtimi i LIBRA-s. Ai thotë se Blushi nuk duhet t’i mungojë skenës politike të vendit, duke shtuar se është i gatshëm t’i bëjë çdo lloj oferte politike.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Duka tha se “ky nuk do jetë largimi përfundimtar i Ben Blushit nga politika”.

“Më vjen keq që Ben Blushi u dorëhoq nga LIBRA. Do doja që Blushi të ishte në skenën politike. Nuk besoj se ky do jetë largimi i tij përfundimtar nga politika. Do isha i gatshëm t’i bëja çdo lloj oferte politike, vetëm që të ishte në skenën politike të vendit. E them këtë, pasi për momentin secili kërkon të ketë një lloj përfitimi për veten, por nuk duhet të ndodhë kështu. Njerëzit si niveli i Blushit duhet të jenë në politikë. Dhe unë besoj se do jetë sërish në politikë, pasi është një nga njerëzit që do të na japë inspirimin për polin e tretë në politikën shqiptare”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.