Daja: Luftëtari rival i vështirë, nuk mund të them gjë për Bregun dhe Abazajn

Skënderbeu do të luajë nesër ndeshjen e parë për vitin 2018, teksa do të ketë përballë Luftëtarin. Trajneri Ilir Daja, është i ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit, por ai kërkon 3 pikët e radhës.

“Do të jetë një transfertë e vështirë, pasi Luftëtari pati vazhdimësi në lojë dhe rezultate në fund të vitit. Ne synojmë ta nisim aty ku e kemi lënë, pra me fitore. Te skuadra e Gjirokastrës ndihet edhe dora e trajnerit Hasan Lika në ekuilibrat e lojës. Vijmë nga një minifazë përgatitore ku jemi munduar ta futim skuadrën në ritmin e duhur. Përtej vështirësive, do të synojmë maksimumin. Do të luajnë ata që janë përshtatur më mirë me ngarkesat. Soue do të jetë, por nuk mund të siguroj nga minuta e pare”.

Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, dy talentet e Luftëtarit,në verë do t’i bashkohen Skënderbeut, por Daja që i shmangu komentet mbi këtë fakt.

“Janë dy lojtarë me cilësi individuale. Nuk mund të them asnjë fjalë më tepër, përveç faktit që janë shumë lojtarë të mirë. Nuk mund të bëj komente të tjera. Ne jemi të konsoliduar si grup. Kemi bërë mirë në kampionat dhe Europa League, nuk kemi patur shumë nevojë për përforcime”, u shpreh trajneri i korçarëve.