Shehu-Bushatit: Gënjeve për takimin në Bruksel, manipulim fëminor socialist

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka përgënjeshtruar deputetin socialist Ervin Bushati, i cili pak më herët postoi në rrjetin social Facebook, temat që ishin diskutuar në Bruksel gjatë takimit të delegacionit shqiptar me kryetarin e sapo zgjedhur të Asamblesë së KiE, Michele Nicoletti.

Bushati në postimin e tij, shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi rolin që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon.

Por, nga ana tjetër deputeti demokrat e ka quajtur këtë një manipulim fëminor socialist. “Në mënyrë jo serioze e jo etike Z.Ervin Bushati, në postimin e tij deformon të vërtetën e takimit të delegacionit shqiptar me Z.Nicoleta, kryetarin e sapo zgjedhur të Asamblesë së KiE. Qëllimi e tematika e takimit nuk ishin as niveli i demokracisë në Shqipëri, as standartet e zgjedhjeve të kaluara, as reforma në drejtësi”,-shkruan Shehu.

Statusi i plotë

NJE “MANIPULIM FEMINOR” SOCIALIST.

Ne menyre jo serioze e jo etike Z.Ervin Bushati ne postimin e tij deformon te verteten e takimit te delegacionit shqiptar me Z.Nicoleta, kryetarin e sapo zgjedhur te Asamblese se KiE.

Qellimi e tematika e takimit nuk ishin as niveli i demokracise ne Shqiperi, as standartet e zgjedhjeve te kaluara, as reforma ne drejtesi.

Keto po diskutohen keto dite ne menyre te vecante nga ne me monitoruesit per Shqiperine te kesaj Asambleje.

Qellimi i takimit ishte mbeshtetja e Kosoves ne rrugen e saj te afrimit me KiE, diskutimet reth ngjarjeve te fundit aty etj te kesaj natyre.

Pa dyshim uruam Z.Nicoleta per zgjedhjen e tij ne kete post te rendesishem, i transmetuam deshiren per nje vizite te tij ne Shqiperi, si dhe u shprehen konsideratat e larta per mbeshtetjen qe KiE e Asamblea e saj i japin vendit tone.

Nje here tjeter mund ta pershkruaj me me hollesi permbajtjen e atij takimi te rendesishem, por qe keshtu cvleresohet nga koleget socialiste.

LE TE JEMI SERIOZE SE PAKU NE KETO NIVELE MAREDHENIESH EDHE KUR PERDORIM FB.