Alibeaj: Durim Keçi një tjetër kriminel jashtë burgut

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibej është shprehur se një tjetër kriminel, një peshk i madh i krimit është jashtë burgut.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se: “Durim Keçi është jashtë burgut sepse është mik i Edi Ramës dhe ministrit Blendi Klosit”, tha Alibej, i cili tregoi foto të Ramës dhe Klosit me Durim Keçin.

Ai shtoi se PD-ja e ka denoncuar, madje Basha ka nxjerrë edhe SMS-të e Ramës me Keçin. “Që në shtator Lulzim Basha e paralajmëroi lirimin e durim Keçit, pasi ai është mik i Ramës dhe e ndihmoi atë në çdo zgjedhje. Basha nxorri edhe SMS e Ramës me Keçin”, tha Alibeaj.

Më tej theksoi se: “Tahirit ju kthyen pasaportat, Orest Sota u la i lirë, Balilit ju kthye licenca e policisë private, dhe Rama i premtoi Durime Keçit mos ekstradimin në Itali”, vijoi deputetit i PD.

Deklarata e plotë e deputetit dhe drejtuesit të Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj:

Një tjetër kriminel i rrezikshëm është jashtë dyerve të burgut. Durim Keçi, një nga peshqit e krimit, mik i Edi Ramës dhe Blendi Klosit, është liruar nga burgu. Me shumë gjasë, ai nuk do të ekstradohet në Itali, ku është dënuar për trafik drogë dhe prostitucioni.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e paralajëmroi që në tetor se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik kryeministrin Edi Rama dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje. Në tetor, Lulzim Basha bëri të njohur ekzistencën e tabulateve telefonike të Edi Ramës me Durrim Keçin, të cilit i garantoi mosekstradimin.

Dhe kështu ndodhi. Reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelët si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm, që kërkohen për ekstradim në Itali.

Por Lirimi i Durim Keçit është edhe efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues.

Që kur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me kushtetutën:

·        Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë I lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku I drogës.

·        Orest Sota u lirua nga burgu,megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e  tyre.

·        Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin.

·        Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit.

Bashkë me lirimin e kriminelit Durim Keçi, këto janë prova konkrete se Edi Rama e ka blerë pushtetin nëpërmjet krimit  dhe po e mban nëpërmjet kapjes së drejtësisë.

Ne kemi detyrën historike të mos lejojmë diktaturën e krimit! Prandaj ftojmë çdo shqiptar të bashkohet me opozitën në 27 Janar në sheshin e protestës për t’I thënë Edi Ramës se ne jemi njerëz të lirë dhe nuk e pranojme zgjedhën e krimit!