Zlatan Ibrahimoviç zbulon tatuazhin e ri

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviç është i njohur për pasionin e tij për tatuazhet. Sulmuesi suedez, aktualisht jashtë fushave të blerta si pasojë e një dëmtimi në gju, ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku ka treguar kryeveprën e tij të fundit, të cilën e përkufizon si “artin më të mirë ndonjëherë”.

Në të kaluarën, 36-vjeçari, që është pjesë e Manchester Unitedit, kishte mbuluar pjesën më të madhe të shpinës së tij me tatuazhe, ndërsa tashmë duket se ka kompletuar punën e nisur vite më parë, duke mos lënë më vend në kurriz.