Shqiptarë, kujdes! Edi Rama mori edhe timonin e anijes, po mbytemi!

Edi Rama ka kërkuar ta kishte vetëm timonin e makinës dhe e mori, me te gjitha mënyrat. Ndaj makina ka vite që ecën sa njerën në një korsi në tjetrën, me tabelë të kuqe, ose siç thuhet kundratabelë, bie në gropa, në kanale. Por të paktën ishim në tokë dhe kishte mundësi shpëtimi, por sot kryeministri mori edhe timonin e anijes në Durrës. Hypi në anije, ua mori timonin peshkatarëve dhe tani nuk ka më shpëtim. Në det anija e shqiptarëve me një timonier si Rama, nuk ka gjasa të na gjejë njeri.

Në tokë sikur kishim gërvishtje, plagosje, rrëzim, palosje, por edhe shpëtonim në ndonjë kanal. Kjo që mori edhe timonin e anijes, aq me tepër se Edi Rama nuk i jep as makinës dhe nuk ka asnjë patentë, po na merr në qafë.

Kujdes! E mori edhe timonin e anijes, ruhuni!

Por ja se ç’shkruan sot kryeministri nga Durrësi pasi hypi në anije për herë të parë:

Nga Edi Rama.

Në Portin e peshkimit në Durrësit – Me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora, për kthimin përfundimtar të këtij porti nga një hapësirë kaotike jahtesh e varkash lloj-lloj, në një port të mirëfilltë për peshkatarët. Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit. Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port, e cila u projektua dhe ndërtua se prapthi në të shkuarën e është jashtë funksionit; do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit.

Në katër vite do të ndërtohen markatat moderne të peshkut në Shëngjin, Vlorë e Sarandë dhe objektivi i qeverisë është: DYFISHIMI I VLERËS SË EKSPORTEVE nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021.