Ronaldo stërvitet me syrin e nxirë pas dëmtimit horror në fundjavë

Kristiano Ronaldo është shfaqur me syrin e nxirë në stërvitjen e sotme në prag të ndeshjes së kthimit në Kupën e Mbretit ndaj Leganes. Portugezi është dëmtuar gjatë fitores 7-1 ndaj Deportivos, pasi mori një goditje nga mbrojtësi Fabian Shar.

Portugezi me shumë mundësi nuk do të jetë në ndeshjen kundër Leganes, por dëmtimi në fjalë nuk do ta pengojë atë që të jetë në “Mestalla” ndaj Valencias. Cr7 bëri xhiron në rrjetet sociale në fundjavë kur mori një telefon për të filmuar dëmtimin e tij, por tashmë ai është i përqendruar për t’u stërvitur për të qenë në formën më të mirë pas një sezoni me shumë ulje-ngritje. /Koha Jonë/

 Ronaldo trained on Tuesday ahead of a Copa del Rey clash with Leganes

 The Real Madrid star did manage to smile at one point in training

 Ronaldo is put through his paces