Revista prestigjoze nderon këngëtaret shqiptare

Rita Ora dhe Dua Lipa janë përzgjedhur në listën më të famshme të momentit në Nju Jork. Revista prestigjoze Forbes ka rradhitur dy këngëtaret shqiptare në top 30 personalitetet me më ndikim në mbarë Europën, që sigurisht janë më pak se 30-vjeç.

”Më shumë se të talentuara, ato të gjithë prezantojnë të ardhmen e biznesit të muzikës”,-Jamal Edwards, regjisor dhe formues i Edwards MBE. ”Të qënit një aktore, prezente në televizion dhe kudo në media, më bën të ndihem si edukatore”,-shprehet Rita Ora gjatë xhirimeve të një videoje prezantimi.

Forbes listën e përpilon duke marrë parasysh shumë faktorë. Randall Lane, redaktor i Forbes dhe shef i operacioneve në Forbes Media citon: ”Lista 30 nën 30 nga Forbes përbën sipërmarrësit e rinj më të mirë që po e riformësojnë Europën dhe botën për më mirë”.

Në këtë listë për herë të parë citon Forbes, gjenden personalitete nga vende si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Vet Dua Lipa, shprehu kënaqësinë për përfshirje në këtë listë duke falenderuar revistën në Twitter. Edhe Rita Ora edhe Dua Lipa janë këngëtaret më të suksesshme britanike dhe rivalizohen vetëm nga Ed Sheeran.