Petrit Vasili: Ndjekje penale për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit

LSI i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të nis procesim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se Gjonçja ka shpërdoruar detyrën pasi ka manipuluar procesin dhe ka fshehur rekordet e kandidatëve.

“Njëherazi i bëj thirrje prokurorisë shqiptare nëse ka paanësi, të fillojë ndjekje penale për Sekretarin e Përgjithshëm Kuvendit të Shqipërisë Genci Gjonçaj që ka manipuluar këtë proces, që nga fshehja e rekordeve të kandidatëve, manipulimi i të dhënave të ONM, ka shpërdoruar detyrën”, tha Vasili.

Ai tha se maxhoranca ka refuzuar opinionet e ONM-së, dhe kanë dalë kandidatë që janë skualifikuar nga kjo e fundit.