Mikitarjan te Arsenali do të mbajë të veshur dy numra të ndryshëm

Blerja më e re e Arsenalit, Henrik Mikitarjan do të mbajë dy numra të ndryshëm për pjesën e mbetur të sezonit, për shkak të rregullave të UEFA-s në Europa League. Armeni iu bashkua Topçinjve të hënën në shkëmbim me Sançez, dhe do ta mbajë fanellën me numër 7. Mikitarjan ndërkohë nuk mund ta veshë numrin shtatë në Europë, pasi Sançez e ka përdorur atë numër këtë sezon.

“Mikitarjan do të veshë fanellën me numrin 7 në Premier League , por do të veshë një numër tjetër në Europa League. Numri 7 është lënë i lirë nga Aleksis Sançez këtë muaj por, për shkak se sulmuesi e ka veshur gjatë fazës së grupeve në fitoren ndaj Këln në shtator, rregullorja e UEFA-s shkruan Mikitarjan duhet të veshë një numër tjetër për pjesën e mbetur të Europa League”, shkruhet në një komunikatë zyrtare të klubit anglez. Numri tjetër pritet që të zbulohet në ditët në vijim.