Manjani: Rama voton për Turqinë, lë jashtë SHBA dhe BE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është rikthyer qëndrimit të Shqipërisë në OKB. Duke marrë shkas nga qëndrimi i kreut të qeverisë Edi Rama, se nëse ka një ndarje mes aleatëve strategjikë (SHBA-BE), Tirana zyrtare voton në përputhje me BE-në, për ish-ministrin e Drejtësisë nuk qëndron kështu.

Sipas Manjanit, Rama për interesa të qeverisë së tij, zgjedh të votojë pro qëndrimeve të Turqisë, dhe lë aleatët strategjikë siç janë SHBA-ja dhe BE-ja, të cilët kanë kontribuar për shtetin shqiptar.

”Do isha dakort me këtë qëndrim të shprehur nga Kryeministri: …”kur ka një ndarje mes aleatëve strategjikë (SHBA-BE) ne votojmë në përputhje me BE”. Çështja është se Ai nuk voton as SHBA e as BE, por Turqinë. Tjetër thotë e tjetër bën! Kjo nuk pranohet”,-shkruan Manjani.