Ky është një nga festimet më të çmendura që mund të keni parë në futboll (VIDEO)

Në Amerikën latine ka nisur Kupa Libertadore, me ndeshjet e par kualifikuese, teksa njëra mes tyre ishte dhe ajo Oriente Petrolero-Universitario de Deportes.

Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje shumë të luftuar, teksa dueli përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke siguruar një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 27 janar. Golat u shënuan nga Sançez në minutën e 28 dhe Freitas në minutën e 80.

Ky i fundit u bë protagonist i një festimi të çmendur, të cilën nuk e kemi parë më parë. Pas shënimit të goli, ai shkoi drejt një makinë, e cila ishte e vendosur për reklamim. /Koha Jonë/