Kevin Spacey i kushton 39 milionë dollarë Netflix

Netflix ka humbur miliona dollarë për shkak të Kevin Spacey. Kompania e filmave tha të hënën se mori padi prej 39 milionë dollarësh për shkak të një përmbajtjeje që është vendosur të mos publikohet. Kompania nuk ka specifikuar se për cilën përmbajtje në letrën e saj për investitorët bëhej fjalë, por një burim i njohur tha në lidhje me këtë çështje për CNNMoney se bëhet fjalë për një nga projektet e hequra të Kevin Spacey. Burimi thotë se akuza vjen tërësisht nga shpenzimet që lidhen me përfundimin e filmit “House of Cards” dhe vendimi për të mospublikuar filmin “Gore”, që të dy u luajtën nga Spacey. Aktori është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga njerëz të ndryshëm në fund të vitit të kaluar. Financial Times ishte i pari që raportonte detajet në lidhje me akuzat. Lajmi mbi ngacimet seksuale të Kevin Spacey ka ndikuar në kostot financiare të prodhuesve dhe shpërndarësve. Një valë akuzash ka goditur Hollywood dhe industri të tjera. “House of Cards” i dha Netflix një fitore të hershme për programet origjinale kur drama politike debutoi në 2013. Pak kohë pasi skandali i Spacey u shfaq në tetor, Netflix njoftoi se sezoni i gjashtë i filmit do të ishte i fundit. Ndërsa burimet pranë shfaqjes treguan CNN në atë kohë që një vendim për t’i dhënë fund “House of Cards” kishte qenë menduar për një kohë të gjatë dhe Spacey i komplikonte gjërat.