“Informator i Sigurimit të Shtetit”, reagon kandidati për KLP: Ja e vërteta ime

Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, të cilët nxorën një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Jano mohon të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa akuzat e PD i cilëson shpifje. “Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë“.

“Letra e bakallit me sfond të zi dhe “stilolaps blu” që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim”.

Reagimi i kandidatit për KLP, Kozma Janofaksimile faksimile /shqiptarja.com