Gërmimet në Tepelenë nxjerrin eshtrat e 4 personave, ADN do vërtetojë nëse janë të ushtarëve grekë

Në Dragot të Tepelenës vijojnë kërkimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. Informacionet nga vendi ku vijojnë gërmimet janë tepër të rezervuara, por flitet se deri tani janë gjetur eshtrat e 4 personave.

Do të jetë analiza e ADN-së për të përcaktuar nëse ato janë të ushtarëve grekë apo jo.

“Të dyja grupet si nga pala greke dhe ajo shqiptare që po punojnë në zonë e kanë të ndaluar të komunikojnë me mediat” na informon gazetarja e Ora News, Entiola Bendo.

Ndërkohë konsulli grek në Gjirokastër, Vaelios Tolos po ndjek gërmimet nga afër.

/Ora News