Dashamir Shehi: Nuk ka oligarkë, por një bandë që duhet rrëzuar nga 27 janari…

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi tha se qytetarët duhet të dalin të protestojnë se janë në fukarallik, çmimet dhe taksat po i rriten, kriminaliteti po rritet, përditë po hyjnë në burgje djemtë e rinj, kanabizimi po shkatërron shoqërinë, bizneset.

“Pse po ikin kompanitë e huaja? Po ikin sepse nuk mund të rrinë në një vend ku fitojnë 5 ministra me Edi ramën, 50 policë dhe 50 biznesmenë të lidhur me Edi Ramën”, tha Shehi.

Në vijim ai u shpreh se Edi Rama mori timonin i vetëm më 25 qershor edhe për fajin dhe për shkak të gabimeve të opozitës. “Nuk u treguam të zotë që të bindim shqiptarët se Edi Rama do ju heqë edhe bukën e gojës, këto janë kusure të shqiptarëve”, tha Shehi.

Shehi tha se pavarësisht problemeve që ka sot PD, ajo mbetet alternativa e vetme.

“Ne kemi një kauz, të rrëzojmë Edi Ramën dhe në këtë rrugën tonë duhet të mblidhemi të gjithë, pavarësisht kritikave dhe apo divergjencave”, tha Shehi.

Sipas tij, shqiptarët duhet të dalin në protestë për ti treguar Edi Ramës sesa të fortë jemi.

“Edi Rama dhe banda që ka është aq i rrëzikshëm dhe aq i korruptuar, saqë këto të korruptuarit që ka brenda opozitës, duken engjëj”, tha Shehi.

Në vijim ai tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë, por janë një bandë që vjedh dhe grabit.

“Janë një bandë e rrezikshme, kryekriminelë, banditë dhe hajdutë që janë bërë miliarderë. Shikoni nga vijnë dhe do të shikoni se çfarë llumi ka sjellë Edi Rama.

Këto po pastrojnë paratë e drogës me kullat që do të ndërtojnë në Tiranë, që do t’i kishte frikë edhe Nju Jorku.

Nëse nuk do të rrëzojmë këtë bandë horrash që kanë kapur Shqipërinë nga fyti, ditët tona do të jenë shumë të errëta”, tha Shehi.