Barcelona zyrtarizon largimin e Maskeranos, transferohet në Kinë

Pas 8 vitesh me Barcelonën, Javier Maskerano ka vendosur për t’u larguar nga skuadra e Barcelonës. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi blaugrana i cili këtë të mërkurë do të organizojë një festë lamtumire për mesfushorin argjentinas i cili do të transferohet te Hebei Fortune në kampionatin kinez.

I ardhur nga Liverpuli në 2010-ën, Maskerano ka fituar shumë trofe me klubin blaugrana, mes tyre edhe Champions League. Përshëndetja e tij me tifozët do të realizohet në fillimin e sfidës së kthimit për çerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Espanjolit. Këtë sezon ai ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje me klubin katalanas. /Koha Jonë/