Studentët protestë para ministrisë: Tarifa të papërballueshme

Tarifat e larta dhe të papërballueshme të universiteteve, kanë ngritur një pjesë të studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku përmes një aksioni simbolik i bëjnë thirrje gjithë studentëve të bashkohen në protestë më datë 24 janar para kryeministrisë.

Lëvizja për Universitetin zhvilloi të hënën nje aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave. Përmes këtij aksioni ata u bëjnë thirrje gjithë studentëve dhe qytetarëve të bashkohen në proteste për uljen e tarifave pasi janë bërë të papërballueshme.

”Kjo ministri në 20 vite është kujdesur të rrisë tarifa duke i bërë të papërballueshme dhe të padrejta. Kjo është ministri që shpik certifikime private gjuhësh, harace për përfitime private. Kjo ministri që vendos gjoba për studentët e masterit, nuk është ministria e dijes por e taksave, haracave e gjobave. Ne do protestojmë që kjo ministri ti kthehet dijes e studentëve”,-tha një studente.

Protesta do të zhvillohet në datë 24 janar në orën 11 para kryeministrisë.