SKANDAL/ “BOOM” blen pilulat që provokojnë ndërprerjen e shtatzanisë pa recetë në farmacitë e kryeqytetit

Emisioni investigativ “Boom” ka transmetuar pamje filmike ku tregohet se si në farmacitë e kryeqytetit mund të blihet pa recete pilula për ndërprerjen e shtatëzanisë.

Medikamenti Mifepriston i marrë pa rekomandimin e mjekut rrezikon seriozisht shëndetin e vajzave dhe grave që e përdorin. Papërgjegjshmëria e farmacistëve që e tregtojnë këtë bar pa recetë mund të rezultojë falal për këdo që ka problem me koagulimin e gjakut dhe me aneminë. Mjekët shprehen se ka patur raste kur vajzat e reja pasi e kanë përdorur pilulën nuk i ka rezultuar e suksesshme.

Kjo pilulë hyn kontrabandë, shitet pa pullën e sigurisë, ndërsa çmimi vendoset nga vetë farmacistët. Aborti me ilaçe, është një praktikë e pranuar në vendin tonë por në asnjë rast pilulat që përdoren për kryerjen e tij, nuk mund të merren pa rekomandimin e mjekut. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore shprehet se Mifepriston është pajisur me autorizim për tregtim në republikën e Shqipërise në korrik të vitit 2013 dhe importuar në sasinë 1020 kuti.

Pas shitjes së kësaj sasie askush nuk mban përgjegjësi për efikasitetin e mdikamentit, për sa kohë ai hyn ilegalisht në Shqipëri.