Juventus rikthen Pirlon, por këtë herë jo “magjistarin”

Juventus nënshkruan me Pirlon, por jo me Andrean. Bëhet fjalë për djalin e tij, Nikolo. “Corriere di Torino” raporton se ai do t’i bashkohet klubit deri në moshën 16 vjeç gjatë këtij muaji.

Momentalisht ai luan me Peketo, ku mban numrin 8-të në fanellë. Nikolo ka lindur më 1 qershor të vitit 2003 dhe ka aftësi të jashtëzakonshme me topin, ashtu sikurse i ati i tij.

“Më ka ngjarë shumë, është teknik dhe pak agresiv, argëtohet kur luan futboll, që është gjëja më e rëndësishme”- ka thënë Pirlo për të birin, që me shumë gjasa do të jetë ylli i ardhshëm i kampionëve të Italisë.

 Andrea Pirlo with his family

 Andrea Pirlo with son Nicolo, who will join Juventus Under-16s