Skema mashtruese në Instagram: 100 euro për një follow (FOTO)

Instagrami është pushtuar nga një lloj specifik postimi, që me siguri ju ka rënë sy. 100 euro për një like dhe share. Faqje të ndryshme jo zyrtare, që pretendojnë që shesin rroba të markave si: Zara, Pull & Bear, Stradivarius, Bershka, Armani e madje LC Waikiki e DeFacto (që janë relativisht të lira) u ofrojnë 50,000 ndjekësve të parë një kupon prej 100 eurosh, nëse reklamojnë faqen e tyre në Instastories.

Prej 24 orësh, ky lloj ”virusi” ka pushtuar rrjetet sociale të shqiptarëve, madje po rihapen  faqe me të njëjtën emër dhe strategji, për të tërhequr sa më shumë ndjekës.

Shanset që kjo “skemë” të jetë e vërtetë janë të ulëta, për të mos thënë zero. E gjitha bëhet për ndjekës dhe për të bërë emër në oqeanin e faqeve që shesin rroba në Instagram. Faqet s’kanë ndërmend të shpërndajnë kupona.

Nëse këto marka, qoftë largu kuptojnë se çfarë po bëjnë shqiptarët, me siguri mund të tërheqin produktet e tyre dhe ne mund të vishemi vetëm te ”Gabi”.

Shembuj:

100 euro vetëm për një follow dhe për një postim të etiketuar në Story? Pse të mos e bëj dhe unë, fundja ç’humbas. Me këtë logjikë, të gjithë filluan të shpërndajnë lajmin.

Nëse ju ngjan e çuditshme, s’jeni të vetmit. Le të marrim këtë faqe që shet produkte nga Zara si shembull. Ofrojnë kupon prej 100 eurosh për 50 mijë ndjekësit e parë. Me një shumëzim të thjeshtë, faqja duhet të shpërndajë 5 milion euro vlerë malli. 5 milion euro.