Si kanë ndryshuar çmimet e kanabisit gjatë viteve?

Emisioni “Java në RTSH” ka sjellë në vëmendje të publikut të gjerë një nga ngjarjet me rëndësi të madhë historike e kombëtare siç është “Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut”.
Në mbledhjen e parë që ka mbajtur qeveria e Shqipërisë, pasi bëri betimin, vendimi i parë ishte shpallja e viti 2018 vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Por si mbërriti 17 Janari, dita e përkujtimit të heroit kombëtar në Lezhë në sytë e shqiptarëve?
Cili ishte mesazhi i politikës?
Këto kanë qënë pikat kyçe të debatit në pjesën e parë të emisionit “Java në RTSH” zhvilluar në optikën e debatit të analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Zogaj: Shpërfillja bashkoi politikën shqiptare në Lezhë
Preç Zogaj ka shprehur një indinjatë të thellë duke akuzuar institucionet shtetërore për shpërfillje ndaj figurës së heroit.
“Duke marrë shkas nga kremtimet në Lezhë , ku nuk mori pjesë asnjë zyrtar i qeverisë, asnjë deputet i Kuvendit dhe asnjë përfaqesues i Presidentit, kjo ishte shpërfillje e pa precedent dhe sjellje e padenje në një jubile kaq te rëndësishëm. Janë të gjithë të kapur nga aktualiteti mizor e meskin që nuk i lejon të shohin përtej interesave te çastit” – ka ironizuar Zogaj.
Ndër të tjera ai ka thënë se: “Prishja e hierakise se vlerave dhe uniformimi i vlerave si dukuri të kobshme në kohën tonë, janë shkaku i kremtimeve të padenja për madhështinë e heronjtë”.
Në të njëjtën linjë ka vazhduar edhe Vangjeli, i cili tha se: “Një popull i vogël si populli ynë ka vetëm dhjetë minuta lavdi në histori. Epopeja e Skënderbeut është një nga këto momente që vijnë nga e shkuara dhe që duhet të na shërbejnë si një mjet kohezioni për të nesërmen tone!”- ka thënë analisti Lorenc Vangjeli duke nënvizuar faktin se është dukur tejet e vakët në fakt dita kur mesazhi i bashkimit për shqiptarët duhet të vinte me i nxehtë dhe më i fortë se kurrë.
Artan Hoxha tha se nuk dinte asnjë rrethanë, fakt dhe histori tjetër që do të mund të ishte më e përshtatshme për të bërë bashkë shqiptarët.

Tregu dëshmon cilët janë vitet e Cannabis-it. Hoxha e Vangjeli: Si ka lëvizur çmimi në këtë biznes kriminal
“Java në RTSH” ka bërë një qasje tjetër për çështjen e kanabisit. Megjithëse është një biznes kriminal, si çdo biznes, kushtëzohet nga ligjësitë e tregut, nga kërkesa dhe oferta.
Levizja e çmimit të kanabisit në vite dëshmon në të njëjtën kohë edhe dinamikën e ofertës së afruar nga kultivuesit dhe trafikantët. Sa më shumë prodhim e stok aq më i ulët çmimi dhe anasjelltas. Kjo është qasja empirike që “Java” ka bërë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me këtë fenomen dhe biznes kriminal në llogari të fundit.
“Java” ka përgatitur nje tabelë që dëshmon përtej deklarimeve të qeverisë, akuzave të opozitës dhe raporteve të ndërkombëtarëve apo Guardia di Finanzias, të vërtetën që ka ndodhur në vitet e fundit”. ka thënë analisti Lorenc Vangjeli në hyrje të pjesës së dytë
Por se si ka lëvizur çmimi i kanabisit në pesë vitet e fundit dhe kush ka ndikuar ne këtë biznes, gazetari Artan Hoxha thotë se: “Fillimisht ishte aksioni antikanabis në qershorin e 2014-ës që çoi në rritjen e shpejtë të çmimit në dy vitet që pasuan. Por superprodhimi i 2016-ës krijoi një realitet të ri në tregun europian të kanabisit, bumin e prodhimit “Made in Albania.”

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar në fjalën e tij se çështja e drogës është një ndër shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të kriminalitetit në vendin tonë.
“Krimi ka patur nje rikthim te frikshëm gjatë javes që lamë pas. Me 3 te vrare dhe 9 te plagosur, brenda 48 oreve, nga Shkodra ne Vlore, bilanci eshte me të vërtetë tragjik. Përveç numrit te lartë të viktimave.
Artan Hoxha vijëzon faktin se ajo qe i lidh të treja ngjarjet është motivi, pra sipas tij në të gjitha rastet viktimat, kryesisht emigrantët të kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri, janë vrarë për shkak te implikimit të tyre në trafikun e narkotikëve. Ajo që është paralajmëruar prej kohësh, tashme eshte duke ndodhur. “Po mbjellim atë që kemi korrur. Droga në llogari të fundit paguan me tritol ose me plumba”, tha Zogaj në përfundim të kësaj pjese të emisionit.

Mimi Kodheli zbardh misterin: si u shmang masakra terroriste në Shkodër
“Java” në pjesën e fundit analizoi implikimet eventuale të vrasjes së Oliver Ivanoviç, liderit të serbëve të Kosovës, një ngjarje që tronditi opinionin, por që edhe lidhet njëkohësisht me çështjet e sigurisë në rajon.
E ftuar në pjesën e tretë të emisionit ishte kryetarja e Komisionit te Jashtëm, ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.
Lorenc Vangjeli ka thënë se vrasja në Mitrovicë dëshmoi edhe një herë tentativat për ndryshimin e mjedisit të sigurise ne rajon.
“Fatkeqësisht plumbat asaj ane të urës së Ibrit shërbyen sërish për të ndërtuar mure te reja në rajon. Një atentat që ndodhi në një moment kur ka bisedime në akset Tiranë – Athinë, Prishtine – Beograd dhe Athinë – Shkup dhe “infektoi” klimen e ketyre bisedimeve me dyshimet tradicionale te Ballkani”-
Çfarë ka ndodhur përtej urës se Ibrit?- iu drejtua analisti Vangjeli deputetes Kodheli.
“Është e trishtë të mendosh kur gjëra të tilla ndodhin te urat, pasi urat i lidhin popujt” -tha deputetja Mimi Kodheli. Kodheli tha “…Se kujt i intereson kjo ngjarje unë nuk di të them, por di të them me siguri se kjo vrasje është kundër interesave të dy popujve tanë, dhe nuk besoj se ka naivë të mendojë që ishte rastësore. Besoj se kjo ngjarje këtë ka dashur të mbërrijë, përkeqësimin e një situatë fraxhile në rajon.
Por targeti ynë, ka një dritë të fortë në fund të tunelit, pasi e vendos mjedisin në një emërues të përbashkët, aderimi në BE”-shtoi Kodheli
Ndërsa analisti Preç Zogaj tha se vrasja është një atentat ndaj një rryme mendimi në radhët e popullsisë serbe në Kosovë
“Pas rreth dy dekadash me realitetin e ri të zhvillimeve ne Kosovë, duke i orientuar përpjekjet e tyre drejt sigurimit të të drejtave maksimale si minoritet etnik në Kosovën e pavarur , që është atdheu i tyre gjithashtu”
Në nje rrafsh tjeter,atentati kishte në shënjestër dialogun Beograd-Prishtinë., Oliverin e vrane radikalet serbë dhe skemat që synojnë zhbërjen e asaj që është arritur në Kosovë dhe rajon”:-tha Zogaj
Ish-Ministrja e mbrojtjes Kodheli ka shtuar faktin se Shqipëria nuk është aspak në pozitë asnjëanëse, por është në situatë të kujdesshme dhe kjo pozitë sipas Kodhelit i bën mirë dhe transferon siguri në të gjithë rajonin.
“Për fat të mirë Shqipëria, ka mbajtur linjë të njëjtë përsa i përket sigurisë në vende shqipfolëse. Ne do ti rrijmë kësaj linje. Unë mendoj se një ngjarje duhet të trajtohet nga strukturat dhe organizmat përkatëse që kanë të bëjnë me sigurinë apo hetimet, por ana tjetër çështja është se cfarë do të bëjmë ne nesër si Shqiptarë, do të thellojmë fragiltetin, apo do e tejkalojme këtë dhe do dalim sipër për të treguar fisinikërinë tonë, për të eksportuar siguri”.
Kodheli foli ndër të tjera për herë të parë edhe për përfshirjen e Shërbimit Informativ të Ushtrisë në një nga ngjarjet më të përfolura të viteve të fundit, në shmangien e një atentati terrorist në Shkodër, gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael. Kodheli nuk pranoi të japë shumë hollësi, por theksoi se rreziku i shmangur ishte i natyrës maksimale dhe se kjo gjë ka ndodhur falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me partnerët ndërkombëtarë.
Kodheli foli dhe takimin në Tiranë, me ish-drejtorin e CIA-s, me të cilin kishin diskutuar për mjedisin e sigurisë në rajon, ekuilibret e rinj që tentojnë të ngrihen dhe rolin e Shqipërisë si një antare serioze e NATO-s.
Diskrete në fjalën e saj, Kodheli u soll, siç e quajti disa herë me insistim Lorenc Vangjeli, një kasafortë të kyçur sekretesh.